Edi Rama vendos datën për shpalljen e kabinetit të ri qeveritar

Kryeministri Edi Rama duket se e ka plotësuar listën e ministrave që do të formojnë kabinetin e ri, në mandatin e tij të katërt qeverisës.

Burime pranë PS kanë zbuluar për Top Channel se data e shpalljes së emrave të ministrave të rinj do të jetë 11 shtatori, kur pritet që në orën 10:00, lista të bëhet publike.

Prezantimi i emrave të ministrave të rinj, një ditë pas seancës së parë të Parlamentit shënon një ndryshim në traditën e shpalljes së qeverisë në këto 12 vite, kur deri tani fundi i gushtit ka qenë periudha kur Asambleja socialiste thirrej për t’u njohur me kabinetin e ri.

Pra, emrat që do të jenë pjesë e kabinetit Rama 4, do të mësohen një ditë pas betimit të deputetëve të rinj, dalë nga zgjedhjet e 11 Majit.