Dasma kthehet në tragjedi: Të shtënat festive vrasin dhëndrin 23-vjeçar. Kunata në burg

Një dasmë është kthyer në tragjedi në qytetin Sebinkarahisar, në provincën Giresun të Turqisë ku të shtënat festive i kanë marrë jetën dhëndrit.

Viktima 23-vjeçar i identifikuar si Ali K. dhe bashkëshortja e tij po shoqëroheshin drejt shtëpisë pas përfundimit të dasmës, kur të shtënat e kanë plagosur e më pas vrarë.

Sipas mediave turke, policia ka vënë në pranga motrën e nuses e cila dyshohet si autore e krimit. Në shtëpinë e saj u gjetën dy armë pa leje.

Të shtënat festive gjatë dasmave janë një fenomen i zakonshëm në rajonin e Detit të Zi në Turqi, shpeshherë me pasoja tragjike.

Autoritetet turke kanë bërë thirrje të përsëritura për ndërprerjen e kësaj praktike të rrezikshme, e cila po shndërrohet gjithnjë e më shpesh në tragjedi familjare.