Arrestohet ish-kryeinspektori i IMT në Durrës, akuzohet se ndërtoi resort turistik pa leje

Policia e Durrësit ka vënë në pranga një ish-zyrtar lokal të Inspektoratit të Mbrojtjes së Territorit (IMT), nën akuzën për ndërtim të paligjshëm gjatë kohës që ushtronte detyrën.

Sipas njoftimit zyrtar të Drejtorisë Vendore të Policisë Durrës, është arrestuar shtetasi Ardian Halili, 55 vjeç, banues në Tiranë

Ai dyshohet se në vitin 2017, kur mbante funksionin e kryeinspektorit të IMT Durrës, ka ndërtuar pa leje disa objekte banimi (shtëpi pushimi) në zonën e Shetajt, njësia administrative Ishëm.

Operacioni u krye nga specialistët për Hetimin e Krimit Ekonomiko-Financiar, pas hetimeve të zhvilluara në bashkëpunim me institucionet përkatëse.