Dy punonjës të Inspektoriatit të Mbrojtjes së Territorit (IMT) janë vënë në pramga me urdhër të SPAK ditën e sotme, pasi akuzohen se kanë marrë para nën dorë.
Arrestimi i tyre është kryer në ambientetet e lokalit tk ish-deputetit Mark Frroku në Tiranë, në zonën e Kombinatit.
Në pranga janë vënë Gerald Fuçia dhe Edmond Çela, ndërkohë që dy inspektorë të tjerë janë shpallur në kërkim.
Sipas Balkanweb, këta zyrtarë dyshohet se kanë marrë para nga një subjekt për tenda lokali.
Autoritetet po vijojnë hetimet për zbardhjen e plotë të skemës së korrupsionit dhe për kapjen e të gjithë personave të përfshirë.