Një zjarr i fuqishëm ka rënë në një pallat në qytetin e Lushnjes mbrëmjen e së martës, që ka rrezikuar jetët e banorëve.
Paraprakisht raportohet se katër persona janë dërguar në spital. Në vendngjarje ndodhen dy mjete zjarrfikëse dhe dy ambulanca.
Disa banorë kishin mbetur të bllokuar brenda pallatit ndërsa forcat zjarrfikëse kanë marrë masat për evakuimin e tyre.
Mësohet se zjarri ka rënë në katin e parë të godinës, por shkaqet e tij nuk dihen ende.