Tragjedia e motrave Dhimaku, flet halla: “Shisnin misra për kurimin e të vëllait. Djali nuk e di akoma”

Gjithnjë e më e dhimbshme bëhet historia tragjike e motrave Dhimaku nga Delvina të cilat humbën jetën në një aksident automobilistik të dielën.

Top Channel/ “U nisën për punë, por…/Mes lotësh halla e dy motrave Dhimaku:Na ikën çupat! Djali…

Halla e tyre në një intervistë për Top Channel ka treguar se vajzat 22 dhe 20 vjeçe, punonin në Sarandë ku shisnin misra, për të përvalluar shpenzimet e kurimit të vëllait me leuçemi.

“Në mbrëmje çupat kishin ardhur nga puna sepse punonin me dy punë për shërimin e vëllait se s’kishin mundësi. U lanë u qetësuan dhe u nisën prap për në Sarandë. Shisnin misër dhe gjëra nga këto të fshatit.”- rrëfen mes lotësh halla e vajzave.

E tronditur, ajo tregon se vëllai i tyre ende nuk di asgjë për tragjedinë.

“Ishte shumë i lidhur me to. E kemi hequr nga shtëpia prej tre ditësh. Në qoftë se djali e merr vesh, është në lidhje me jetën.”-shprehet  ajo, duke bërë më tej një apel për t’i ardhur në ndihmë familjes Dhimaku, për shkak të gjendjes së vështirë ekonomike.