Zbardhet dëshmia e 40-vjeçarit që vrau bashkëshorten në Volos: “Ishte shtatzënë, fëmija s’ishte i imi!”

Pandeli Nakoleci, 40-vjeçari që dy ditë më parë masakroi me thikë bashkëshorten e tij 36-vjeçare Marjola Nakoleci, ka deklaruar se ajo ishte shtatzënë dhe se fakti që fëmija nuk ishte i tiji, e kishte bërë të humbte toruan.

“E doja shumë gruan time, në mënyrë patologjike. Nuk kisha planifikuar ta vrisja ose ta lëndoja, doja vetëm ta trembja me atë. U çmenda, humba mendjen, mendja ime u shua kur ajo më tha se fëmija që kishte humbur nuk ishte i imi dhe se do të më dërgonte foto dhe video me partnerin e saj të ri. Dyshimet e mia u konfirmuan. Që nga Pashkët e tutje, filloi e keqja. Një palë e tretë na shkatërroi jetën”, deklaroi ai.

Sipas tij, nëna e 4 fëmijëve, të cilët ishin dëshmitarë të ngjarjes, fliste me persona të tjerë në rrjetet sociale dhe kjo ishte arsyeja pas xhelozisë së tij.

“Ajo fliste me të tjerët në Facebook dhe ishte xheloz”, i tha ai, ndërkohë që u shpreh i penduar për krimin.

40-vjeçari pritet të dalë të martën para togave të zeza.