Veliaj paralajmëron nga burgu: “Kur unë të flas, do jetë LAJM I FUNDIT!”

Kryetari i arrestuar i Bashkisë së Tiranës Erion Veliaj vijon të shpërndajë mesazhe të koduara nga burgu.

Ai së fundmi ka postuar një video në rrjetin social Tik-Tok ku shkruan: “‘Je kaq i heshtur!’ Modalitet i heshtur sepse nuk të pëlqej më. Kur unë të flas, do të jetë lajm i fundit.”

Në një mesazh me tonalitet intimidues, Veliaj duket se kërkon të dërgojë mesazhe tek personat që lë të kuptohet se tashmë nuk janë më miqtë e tij.

Që prej arrestimit në muajin Shkurt, Veliaj ka folur gjithnjë e më rrallë në rrjetet sociale ku paralajmëronte se nëse nuk do të lihej i lirë, do të hidhte dritë mbi informacione që do mund të fundosnin emra të tjerë të rëndësishëm.

Prej disa kohësh, ashtu diç edhe shprehet në postimin e fundit, ai ka qenë më i heshtur, çka ka shtuar aludimet se mund të jetë kërcënuar nga persona, interesat e së cilëve janë në lojë.