Është vënë në pranga Kevi Norra, shoferi 23-vjeçar i cili një ditë më parë shkaktoi aksidentin e rëndë në aksin Delvinë-Sarandë, me pasojë vdekjen e dy motrave të reja dhe plagosjen e një tjetër vajze që ndodhej në makinë me to.
Policia bën me dije se në momentin e aksidentit, Norra drejtonte mjetin në gjendje të dehur.
Nga verifikimet e kryera në vendngjarje ka rezultuar: testi i parë i alkoolit në masën 1.52 mg/l, ndërsa testi i dytë në masën 1.42 mg/l.
23-vjeçari banues në Fier, është me detyrë specialist pranë Ministrisë së Brendshme.
Nga aksidenti i rëndë mbetën viktima Elvisa dhe Rozina Dhimaku, 22 dhe 20 vjeçe, ndërsa u plagos Antonela Zhupa, 24 vjeçe.
Ela Dhimaku ishte drejtuesja e mjetit tip Lancia që u përplas me automjetin tip ‘Audi’ të drejtuar nga Norra, ndërsa motra e saj Rezi Dhimaku ishte pasagjere.