North West, vajza e reperit Kanye West dhe Kim Kardashian ka mbushur 12 vjeç në muajin Qershor, por sipas fansave dhe komentuesëve në rrjetet sociale, pamja e saj nuk korrespondon aspak me moshën.
“Duket më e madhe se Kim!”-ka shkruar dikush në fotot e saj të fundit që qarkullojnë online, ku North shihet me flokë të gjata blu, një kanotiere bust të ngushtë, këpucë të larta dhe minifund.
“Mendova se ishte Cardi B… Zot më fal!”-shkruan dikush tjetër ndërsa shton: “Realisht mendova se ishte një grua në të dyzetat ngjitur me Kim dhe jo e bija.”
Fansat sugjerojnë që Kardashian të marrë masa për mënyrën si vishet North, në mënyrë që pamja e saj të përputhet disi me moshën.