Detajet rrënqethëse: Motrat Dhimaku po shkonin në spital tek vëllai 10-vjeçar me leuçemi. Norra kishte pirë në Sarandë

Detaje rrënqethëse kanë dalë në dritë nga aksidenti fatal i së dielës në aksin Sarandë-Delvinë që i mori jetën motrave Elvisa dhe Rozina Dhimaku, 22 dhe 20 vjeçe.

Sipas Newsbomb.al, motrat nga Delvina po udhëtonin drejt Sarandës së bashku me shoqen e tyre, për të kaluar natën pranë vëllait të tyre 10-vjeçar.

Djali i vogël i familjes Dhimaku është diagnostikuar me leuçemi dhe ishte kthyer në Sarandë nga jashtë shteti.

Ndërkohë, Kevi Norra udhëtonte në drejtim të kundërt me to, nga Saranda drejt Delvinës e më pas Gjirokastrës, ku jetonte familja e tij.

Ai kishte qenë në Sarandë prej pasdites dhe rreth orës 20:00, pasi kishte konsumuar sasi të larta alkoholi, po kthehej në shtëpi, në fshatin Fushëbardhë, kur është futur kundravajtje dhe ka përplasur për vdekje dy motrat.

Audi fuoristradë, në dukje model Q5, të cilin ai e drejtonte me shpejtësi skëterrë ka kryer një parakalim të gabuar në një zonë me vija të pandërprera dhe ka dalë përballë mjetit që drejtohej nga Elvisa Dhimaku.

Përplasja kokë më kokë ka qenë fatale dhe “Lancia” ku udhëtonin tre vajzat është shkatërruar e gjitha në pjesën e përparme. Edhe Audi është kthyer përmbys buzë rrugës, por shoferi Kevi Norra ka shpëtuar pa dëmtime.