Pas 29-orësh arrati, policia greke ka arrestuar Pandeli Nakolecin, 40-vjeçarin shqiptar që akuzohet se masakroi me thikë një ditë më parë gruan e tij, nënë e 4 fëmijëve.
Gjatë arrestimit, Nakoleci shihet se është shtrirë në tokë, teksa i janë vendosur prangat.
40-vjeçari ishte fshehur në një parking në një zonë të mbuluar nga bimësia rreth 200 metra larg shtëpisë në Volos ku kreu vrasjen e bashkëshortes së tij, 36-vjeçares Marjola Nakoleci. Në koshat e ndodhur aty pranë, ai ka marrë dhe rrobat që mbante veshur gjatë arrestimit.
Sipas mediave greke, fjalët e para që Nakoleci ka thënë në momentin e kapjes nga policia kanë qenë: “Mirë ia bëra, e meritonte!”
Pandeli Nakoleci dyshohet se ka masakruar me thikë Marjola Nakolecin pasi dyshonte se ajo e tradhëtonte. Pas konflikteve të vazhdueshme, viktima ishte larguar nga shtëpia.