Ndërron jetë në moshën 64-vjeçare gazetari dhe analisti Artur Zheji.
Mësohet se ai ishte duke drekuar me bashkeshorten dhe djalin në një restorant në rrugën “Butrinti” në Sarandë, ku dyshohet se ka pësuar arrest kardiak.
Zheji është transportuar me autoambulancë drejt urgjencës së spitalit “Petro Nako” të Sarandës, por mjekët nuk kanë mundur të ndërhyjnë për shkak se nuk kishte shenja jete.
Artur Zheji ishte i biri i euriditit të njohur shqiptar Petro Zhejit dhe aktores së njohur shqiptare Besa Imamit.
Ai do të mbahet mend për kontributin e madh të dhënë në mediat shqiptare si gazetar, analist, publicist e drejtues emisionesh.