Gjykata e Tiranës ka caktuar masën e sigurisë arrest në shtëpi për Roxhensa Kapuranin, e njohur ndryshe si Marina Fara.
E bija e këngetares Eli Fara u arrestua nga policia dy ditë më parë pasi gjatë kontrollit të mjetit të saj ju gjet një sasi kokaine.
Lënda narkotike u gjet në portofolin e 39-vjeçares gjatë një kontrolli rutinë në zonën e Vorës.
Kapurani ka deklaruar për uniformat blu se e mbante lëndën narkotike për përdorim personal.
Ky nuk është arrestimi i parë për të bijën e këngëtares pasi në vitin 2020 është vënë në pranga pasi dyshohej se ndihmoi në arratisjen e dy personave në kërkim.