U kap me kokainë: Arrestohet vajza e Eli Farës

Vajza e këngëtares së mirënjohur Eli Fara është arrestuar nga uniformat blu pasi i është gjetur një sasi kokaine.

39-vjeçarja Roxhensa Kapurani është vënë në pranga në zonën e Vorës gjatë një kontrolli rutinë, gjatë së cilit iu gjetën në makinë 4.4 gramë lëndë narkotike e dyshuar kokainë.

Ndonëse Kapurani, e njohur ndryshe si Marina Fara, ka deklaruar se e kishte për përdorim vetjak, është arrestuar nga uniformat blu.

Në momentin e arrestimit, ajo ka qenë e vetme në makinë.

“U arrestua shtetasja R. K., 39 vjeçe, pasi gjatë kontrollit fizik, shërbimet e Komisariatit të Policisë Vorë i gjetën një sasi të dyshuar narkotike kokainë.”- thuhet në njoftimin e policisë.