Reperi i famshëm shqiptar Marin ka ndarë ditën e sotme lajmin e hidhur të ndarjes nga jeta të djalit të tij të porsalindur.
”Ky duhet të ishte një njoftim për lindjen e bebit tonë, por fatkeqsisht nuk ështe. Fatkeqsisht kemi humbur djalin tonë të shtrenjtë të mërkurën në mëngjes. Disa njerëz vetëm ëndërrojnë për engjëjt, por ne patëm nderin ta mbanim një të tillë në krahë.”- shkruan artisti në postimin e trishtë në Instagram.
“Jemi të shkatërruar dhe zemërthyer. Askush nuk duhet të ndjejë këtë lloj dhembjeje. Kanë qenë ditë tejet të vështira dhe po i marrim gjërat me ngadalë, duke bërë përpara sa më mirë që të mundemi.”- vijon më tej ai duke falenderuar dhe të gjithë ata që u kanë qendruar pranë.
Marin gjithashtu i ka dedikuar disa rreshta bashkëshortes së tij, Albës, me të cilën ka tre vajza.
“Për njeriun më të fortë dhe bashkëshorten më të mirë që ekziston. Nuk do ndalojmë, sepse jemi të përzgjedhurit e Zotit!”- shkruan reperi.