Një ngajrje e rëndë është shënuar në Tiranë në rrugën “Mihal Popi” ku një i ri 21-vjeçar është dhunuar nga disa persona të cilët i kanë prerë dhe njërin vesh.
Sipas raportimeve të policisë, tre persona kanë shkuar në shtëpinë e të riut me inicialet M.B. ku e kanë dhunuar me sende të forta.
Përmes një njoftimi, blutë e kryeqytetit bëjnë të ditur se kanë arrestuar 3 autorët e dyshuar, shtetasit Florjan Faslia 18 vjeç, Mentor Daja 21 vjeç dhe Samuel Tahiraj 19 vjeç.
Ngjarja mësohet të ketë ndodhur për motive të dobëta, ndërsa 21-vjeçari i plagosur ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve.