Një ngarje tragjike ka ndodhur në një familje shqiptare në Greqi ku një 40-vjeçar ka vrarë me thikë gruan e tij 36-vjeçare në sy të vajzës së tyre.
Krimi ka ndodhur në qytetin Volos ku siç raportojnë mediat greke, çifti Pandeli dhe Marjola Nakoleci ka nisur një konflikt në apartametin e tyre e më pas ka vijuar sherrin në hyrjen e pallatit pasi viktima ka tentuar të largohet.
Më pas, bashkëshorti dyshohet se e ka shtyrë atë mbi një derë xhami ku Marjola ka marrë plagë në shpinë dhe qafë. 40-vjeçari e ka parë të përgjakur dhe është larguar nga vendi i ngjarjes.
Krimi, sipas mediave greke, ka ndodhur në sy të njërit prej 4 fëmijëve të tyre që ka lajmëruar uniformat blu.
Vajza e tyre i tha policisë se e pa të atin duke goditur me thikë nënën e saj 36-vjeçare, e cila ndërroi jetë si pasojë e plagëve në shpinë dhe në qafë.
Pas krimit, policia ka nisur kërkimet për arrestimin e tij.
Sipas informacioneve nga Protothema, nuk ka pasur të dhëna për dhunë në familje, megjithatë, autori i krimit, ndërtues me profesion, ishte përdorues droge dhe kishte tentuar vetëvrasje në qershor.