Ylli i muzikës botërore Lil Nas X është arrestuar e më pas shtruar në spital për një mbidozë droge, raportojnë mediat amerikane.
Këngëtari 26-vjeçar që qendron pas superhitit “Old Town Road” aktualisht ndodhet në spital në Los Angeles, pasi në orët e para të mëngjesit të së enjtes u pa në rrugë i zhveshur.
Banorët e zonës lajmëruan policinë pasi një person me mbathje dhe çizme cowboy po prishte qetësinë publike.
Artisti, emri i vërtetë i së cilit është Montero Lamar Hill, fillimisht sulmoi oficerin e policisë që ndërhyri, u arrestua dhe më pas u dërgua në spital për një overdozë të dyshuar.
Gjendja e tij shëndetësore është ende e paditur.