Arbër Veliaj 5 orë në SPAK: “Erdha vullnetarisht…”

Arbër Veliaj, vëllai i Erion Veliaj, kryetarit të arrestuar të Bashkisë së Tiranës, është paraqitur ditën e sotme në SPAK ku ka qendruar për 5 orë.

Sipas Balkanweb, ai u pyet në cilësinë e e personit që ka dijeni lidhur me çështjen e vëllait të tij, gjithashtu dhe për të sqaruar marrëdhëniet funanciare me kunatën e tij, Ajola Xoxën e cila është në arrest shtëpie lidhur me të njëjtën çështje.

Në dalje të godinës së Prokurorisë së Posaçme, Veliaj u shpreh se ishte paraqitur vullnetarisht, pa komentuar më gjatë rreth pyetjeve që i janë bërë nga prokurorët.

“Erdha vullnetarisht të sqaroj pozicionin tim”, u shpreh ai për gazetarët.

Në kuadër të akuzave ndaj Erion Veliaj, SPAK ka urdhëruar në dhjetor të vitit 2024 kontroll në bizneset e Arbër Veliaj dhe sekuestrimin e celularit të tij.