Sonte po transmetohet puntata e fundit e post “Big Brother VIP”, ku debate të shumta u zhvilluan në lidhje me situatat që kanë ndodhur brenda shtëpisë.
Tema e cila solli kontradikta mendimesh midis ish-banorëve ishte dhënia e mesazheve të koduara nëpërmjet të ftuarve brenda në shtëpi.
Shumë të ftuar kanë bërë biseda të koduara rreth situatave të ndryshme që ish-banorët mund të kenë pasur.
I dyshuari i parë i publikut ka qenë Meridiani, ku sipas tyre ai u dha detaje nga jashtë ish-banorëve kur hyri në shtëpi.
Iliri Shaqiri fituesi i “BBV” tha se mesazhet kanë qenë në të mirë të personit, ndërsa Einxhel ishte ajo e cila e kundërshtoi duke thënë që ishte komplet e kundërta.