Veprimi i papritur i Donaldit, zgjedh mes Beatriksës dhe Borës?

Trekëndëshi Bora-Donald-Beatriksa vazhdon të komentohet ende nga ata që kanë ndjekur rrugëtimin e aktorit në “Big Brother VIP”.

Në fillim të qëndrimit të tij në shtëpi, Donald Veshaj tregoi historinë e tij me Bora Zemanin, ndërsa gjatë një spektakli moderatorja hyri në shtëpi dhe takoi artistin. Por pas takimit romantik, ku nuk munguan puthjet në buzë, historia ndryshoi

Donaldi u tha banorëve se është ‘single’ dhe pas hyrjes së Beatrix Ramosaj në shtëpi nisi një romancë me të.
Çifti ka kaluar momente të vështira, ndikuar dhe nga dyshimet e banorëve dhe publikut, ndërsa në natën finale Beatriksa këndoi për aktorin në shtëpi.

Tashmë që “Big Brother VIP” ka përfunduar, duket se marrëdhënia e tyre ka përfunduar. Betarix fshiu foton me Donaldin nga llogaria e saj në “Instagram” dhe të njëjtën gjë bëri dhe aktori. Ai më herët kishte fshirë dhe fotot me Bora Zemanin, por së fundi ka rikthyer një prej videove nga takimi me moderatoren. Kjo duket si shenjë nga ish-konkurrenti i “BBV”, por gjithçka mbetet për t’u parë.