Një mama beqare bëhet pjesë e “Për’puthen”/ Arjan Konomi nuk e pret aspak mirë: Ku të shpie mushka që vjen këtu?

Një konkurrente e re është bërë pjesë e “Për’puthen” gjatë puntatës së djeshme të Prime.

Ajo është 25-vjeçarja, Çiljeta Kormuzi, e cila është nënë e një vajze 6-vjeçare. Ajo është nga Vlora, por që jetonte në Itali.

Opinionisti i emisionit, Arjan Konomi, iu dha të drejtë djemve që hezituan që t’i bënin pyetje. Madje ai nuk e priti aspak mirë konkurrenten. Arjani tha se nuk beson që ajo ka ardhur në emision për të gjetur dashurinë, por për famë.

Pjesë nga biseda:

Konomi: Nuk kanë faj të shkretët jo. Çiljeta, me gjithë të drejtën që ti ke për të jetuar jetën tënde, nuk e kuptoj pse vjen në një program televiziv për të gjetur dashurinë në një emision të tillë kaq rinor? Ti ke një moshë të pjekur dhe këta janë qumështorë, shumica e atyre

Çiljeta: Sa femra në Shqipëri ka që janë objekt i dhunës, torturohen nga mashkulli…

Konomi: Ç’lidhje ka?

Çiljeta: …dhe për hatër të fëmijëve nuk e jetojnë jetën të lira dhe mendojnë obobo kam fëmijët, nuk mund ta lë burrin…

Konomi: O ti të dashurohesh, të martohesh, të bësh ç’të duash po më duken këta sikur janë shumë të rinj për ty. Me kë do dalësh? Me Xhaferin? Nuk e kuptoj domethënë, si të shpie mushka që vjen këtu në emision. Më duket sikur Xhaferi do luajë me djalin e Çiljetës

Bora: Është e shëmtuar të thuhet kjo

Konomi: E shëmtuar por është realiteti, të ishte 20 vjec…

Konkurrentët: Po sa është? 25 është

Arjan Konomi: Sa?

Bora: 25

Konomi: Më shumë është, nuk është 25. Unë nuk e besoj që ka ardhur për të gjetur dashurinë. Ka ardhur për famë, për televizion.