Dita e tretë e luftës në Ukrainë/ Beteja në rrugët e Kievit, pallati goditet me dy raketa

Gjendja është alarmante në Ukrainë, ndërsa jemi në ditën e tretë të sulmit rus.

Lufta ka arritur në rrugët e kryeqytetit të Ukrainës të shtunën pasi ushtria e vendit u përpoq të ndalonte përparimin e forcave ruse në vende të ndryshme.

Moska ka sulmuar presidentin ukrainas, duke pretenduar se Volodymyr Zelensky është larguar nga Kievi ditën e djeshme me rrethin e tij të ngushtë dhe aktualisht ndodhet në Lviv. Moska thotë se të gjitha videot që Zelensky ka shpërndarë në rrjetet sociale gjatë orëve të fundit nga kryeqyteti i Ukrainës, janë regjistruar më parë.

“Zelensky është arratisur nga Kievi. Ai nuk ishte dje në kryeqytetin e ukrainës. Ai iku së bashku me bashkëpunëtorët e tij në Lviv, ku atij iu sigurua strehim”, shkroi Volodin këtë të shtunë në rrjetin e tij Telegram, duke shtuar se të gjitha videot e Zelenskyt nga Kievi të postuara në mediat sociale janë regjistruar më parë atje.

Ministri i Shëndetësisë Viktor Lyashko ka bërë me dije se 198 ukrainas, mes të cilëve tre janë fëmijë, kanë vdekur si pasojë e përplasjeve me forcat ruse në Ukrainë.

Ndër të tjera bën me dije se janë plagosur 1115 persona, mes të cilëve janë 33 fëmijë.

Ushtria ukrainase pretendon se ka më shumë se 3,500 ushtarë rusë të përfshirë në pushtim janë vrarë dhe pothuajse 200 janë burgosur. Ushtria ukrainase gjithashtu raporton se Rusia deri më tani ka humbur edhe 14 avionë, 8 helikopterë dhe 102 tanke.

Ukraina ka bërë bilancin e humbjeve të ushtrisë ruse:

-14 avionë

-8 helikopterë

-102 tanke

-536 makina të blinduara

-15 artileri

-1 BUK

-3500 të vdekur, rreth 200 të zënë robër