“A je gati për tsunami?” Mikela provokon Erionin, pyet Brunon: Ta fus në krevat?

Mikela ka provokuar Erionin në takim. Teksa flisnin shumë pranë njëri-tjetrit, Erioni e kafshoi tek hunda dhe e pyeti nëse i pëlqeu, por Mikela iu përgjigj: “Do më pëlqente më shumë diku tjetër”.

 

Ndërsa gjatë bisedës, Erioni i tha: “Më mirë lëri të mos i dish gjërat që kanë ndodhur para programit se nuk do të ndihesh mirë.”

Mikela e la pas të shkuarën dhe e provokoi sërish duke i thënë: “A je gati për të gjithë atë tsunami?” ndërsa Erioni iu përgjigj: “Po patjetër.”

Në studio u diskutua afrimiteti i tyre dhe Rrushja tha se Erioni e do Mikelën vetëm për “shtrat”. Në diskutim u futën dhe konkurrentë të tjerë, të cilëve Mikela i sqaroi se kërkon vetëm njohje më shumë me Erionin jashtë kamerave dhe syrit të publikut, nuk pretendon të martohet apo të krijojë familje që tani.

Pas komentit të Brunos, Mikela me të qeshur e pyeti: “Ta fus në krevat Erionin?”