Dy protagonistët kryesorë të spektaklit, u panë duke kërcyer me njëri-tjetrin, teksa performonin këngëtarë të ndryshëm.
Nga ana tjetër e pranishme në festë ka qenë dhe këngëtarja Beatrix Ramosaj së bashku me vëllain e saj, Alban Ramosaj, në një tavolinë.
Ndryshe nga të gjithë të tjerët, Trixa nuk ka pranuar të flasë për asnjë media, dhe aq në tepër të shoqërohet me ish-banorë.
Një detaj që ra në sy ishte largësia që kishte me Donaldin. Duke qenë të dy në festë u mendua se gjërat ishin zgjidhur dhe ishin mirë, por s’është e thënë të ndodhë kështu.
Ajo ka qëndruar me Alban Ramosajn, ndërsa Donaldi e ka kaluar kohën me Romeon dhe me miqtë e tij. Ai nuk ka qenë afër Trixës.
Kjo ka bërë që Beatrix të largohet dukshëm e mërzitur dhe me shumë gjasa dyshja nuk janë më bashkë. Me shumë mundësi ka një krisje të raporteve të tyre, ndërkohë që një gjë e tillë duket se konfirmohet nga Albani, i cili ka postuar një foto-video mbështetëse për motrën e tij.
Ndërkohë moderatorja Bora Zemani nuk ka shkuar në festë, ndoshta për të shmangur një përballje të mundshme me çiftin. I gjithë stafi i emisionit që ajo drejton ishin pjesë e festës, ndërkohë që Bora duket se ende nuk është gati për një përballje me Donaldin.