Moderatorja Einxhel Shkira ka shijuar natën e parë pas daljes nga shtëpia e “Big Brother VIP”.
Sot, ajo bëri postimin e parë në rrjetin social “Instagram” ku shfaqet në krah të Dj Dagz. Dy artistët nisën një romancë gjatë eksperiencës së tyre në relity show.
Në një postim tjetër, moderatorja përshëndet ndjekësit e saj, pasi për më shumë se katër muaj qëndroi larg rrjeteve sociale dhe larg asaj që ndodhte jashtë “BBV”.
Einxheli ishte një nga finalistet e edicionit të parë të “Big Brother VIP Albania”. Ajo u eliminua e dyta, mbrëmjen e kaluar. Me guximin që ka treguar nga dita e parë kur u bë pjesë e relity show-t, ajo ka fituar shumë ndjekës, që e përkrahën dhe e votuan për të prekur finalen e madhe.
Ndërsa çmimi i madh i “Big Brother VIP” u fitua nga balerini Ilir Shaqiri.