Nis numërimi mbrapsht për finalen e “Big Brother VIP”, banorët lënë gjurmët në shtëpi

Banorët po bëjnë përgatitjet e fundit, ndërsa pak orë na ndajnë nga finalja e madhe e “Big Brother VIP”.

Ata kanë nisur të bëjnë gati valixhet dhe teksa po sistemonin dollapët kanë realizuar edhe disa grafika.

Ishte Donaldi, ai që e nisi këtë ide i pari, duke bërë edhe një dedikim për të treguar se ai ka qëndruar për katër muaj në atë shtëpi.

Gjithashtu, edhe tre banorët e tjerë, Beniada, Iliri dhe Einxhel kanë vazhduar me vizatimet e tyre.

Sonte presim me padurim një mbrëmje madhështore në ekranin e Top Channel, ku do të shpallet fituesi i Big Btrother VIP, ndërsa votimi vijon ende për Beniadën, Einxhelin, Donaldin dhe Ilirin.