Romeo Veshaj realizoi çmendurinë e radhës për binjakun e tij, Donaldin një ditë para finales së Big Brother VIP.
Dhjetëra motoristë me bluza të stampuara “Unë jam Donaldi” me në krye Romeon janë nisur drejt qytetit të Vlorës për të pritur aty shpalljen e fituesit.
Romeo, mbështetësi më i madh i Donaldit gjatë rrugëtimit të tij në “Big Brother” ka publikuar një video në Instagram mbi motor, teksa shihet i rrethuat nga shokë dhe mbështetës të vëllait të tij.
“Donald, Vlora është me ty”, kjo është një nga pankartat që është vendosur ditët e fundit në qytetin bregdetar në mbështetje të aktorit.
Nuk është hera e parë që Romeo organizon një surprizë për vëllanë e tij, pas shumë parashutave, karafilave, pankartave apo dhe helikopterit së fundmi.
Nuk dihet ende se cili do të jetë finalisti, ndërsa në garë janë Beniada, Einxhel, Donald dhe Ilir.