Festivali i 72-të i Filmit në Berlin u dominua nga regjisoret dhe kineastet, të cilat ishin edhe fituese të çmimeve kryesore të Berlinales.
Fituesja e Ariut të Artë për filmin më të mirë është regjisorja spanjolle Carla Simón, për filmin e saj, “Alcarràs”, që bazohet në përvojat e familjes së saj. Në film familja Solé ka një pemishte me pjeshkë, që kërcënohet nga ndërtimi i paneleve diellore. Trupa e aktorëve të filmit të saj nuk kishte përvojë të mëparshme aktrimi.
Juria vlerësoi “portretizimin, butësinë, gëzimin dhe humorin e jashtëzakonshëm” të filmit “Alcarràs”.
Familja e regjisores Carla Simón kultivon pjeshkë në Alcarràs, prandaj ajo ua kushtoi çmimin të gjithë fermerëve që kujdesen që njerëzit e tjerë të kenë ushqim në tryezë, raporton DW.
“Tani e konsideroj veten si bijë të Berlinales,” tha Carla Simón, e cila në vitin 2017 po në Berlinale premierën e filmit të saj të parë “Frida’s Summer”.