Kryeministri Edi Rama, që ndodhet në një vizitë zyrtare në SHBA ka takuar Sekretarin Amerikan të Shtetit, Antony Blinken.
Pasi takimit, Rama ka zhvilluar bashkëbisedim me gazetarët shqiptarë që e shoqërojnë në këtë vizitë.
Sipas Ramës, Blinken ka dhënë pëlqim 100% për projektin e “Ballkanit të Hapur”.
“Jam shumë i kënaqur që administrata e re amerikane e ka përqafuar plotësuar Ballkanin e Hapur. Është 100% pro Ballkanit të Hapur dhe jam ik bindur në muajt në vijim do të kem i gjëra të reja. Kemi folur për këtë projekt dhe mbështetja është 100%”, tha Rama.
Kryeministri u shpreh se Shqipëria dhe SHBA-ja po bashkëpunojnë për ngritjen e një akademie ushtarake rajonale në Tiranë.
“Me SHBA-të kemi 2 korsi bashkëpunimi, me të cilat ka një dakordësi të madhe në krahasim me vite më parë, korsi e mbrojtjes dhe ajo ekonomike. Jemi duke bashkëpunuar dhe kemi folur për ngritjen e akademisë rajonale të mbrojtjes në Tiranës mbi bazën e akademisë tonë ushtarake. Defender 21 do të përsëritet. Do të vijojë bashkëpunimi në fushën e mbrojtjes. Korsia tjetër është ajo ekonomike. Ka një interes të shtuar nga ana e palës amerikane për të rritur prezencën ekonomike në Shqipëri. Këto kompani aktuale janë dallëndyshet e para”.
Para gazetarëve, Rama iu përgjigj akuzave së Sali Berishës se ai ka ndikuar në vendimin e SHBA për shpallje e ish-kryeministrit ‘non grata’. Sipas Ramës, nëse SHBA do të ndikoheshin nga palë të treta, atëherë sot do të ishin peng i diktaturave që kanë pasuri marramendëse.
“Shpallja non grata e Berishës është meritë 100% e Sali Berishës. SHBA thjeshtë e kanë konfirmuar me vendimin e tyre meritën e tij. Të thuash që qeveria e SHBA mund të influencohet nga faktorë të jashtëm për vendime të kësaj natyre, do të thotë të akuzosh SHBA se janë shtet pa seriozitet e integritet dhe se kanë një qeveri që korruptohet për qëllime të të tretëve, kjo është jashtë realitetit. Këto janë vendime që nuk kanë lidhje me faktorë të jashtëm. Nëse SHBA do influencoheshin kaq kollaj, atëherë ato o ishin sot peng i diktaturave që kanë pasuri marramendëse, por nuk ndodh sepse SHBA ka tjetër filozofi dhe është e gjitha një farsë për të ardhur keq”, tha Rama.
I pyetur nga gazetarët në SHBA për rolin ndërkombëtar të Shqipërisë për çështjet ndërkombëtare tha se vendimi ynë trajtohet si e barabartë në të gjitha tryezat.
“Shqipëria në Këshillin e Sigurimit është një gjë që askush nuk mund ta imagjinonte. Ashtu sikundër Shqipëria ishte në krye të OSBE. Ne jemi vend i vogël dhe s’mund të pretendojmë të luajmë role që nuk na takojnë. Unë jam krenar që ne trajtohemi krejtësisht të barabartë nga kushdo qoftë”.