Elgiti performon këngën e njohur në “Fan Club”, ish-banorët kërcejnë por Semi “e injoron”

Mbrëmjen e djeshme “Big Brother VIP Albania” është zëvendësuar nga “BBV Fan Club”, teksa spektakli u hap nga një performancë të Elgit Dodës.

Elgiti ka kënduar këngën “Piloti i zemrës”.

Të gjithë të pranishmit janë argëtuar duke kërcyer, ndërsa Semi, mikja e ngushtë e Borës, ka zgjedhur të qëndrojë ulur.

Elgiti njihet si shoku i ngushtë i Donaldit dhe ai vazhdimisht ka shprehur mbështetjen e tij në rrjetet sociale dhe nëpër intervista për aktorin.

Finalja e madhe e “Big Brother Vip” mbahet këtë të premte.

Burimi: Gazeta Shqip