“Donaldi i etur për sukses, i ka përdorur të gjithë”, Arjola nuk kursen kritikat: E ka marrë protagonizmin pa meritë

Ka folur mbrëmjen e djeshme në Fun Club Prime, ish-banorja e Big Brother VIP Arjola Demiri.

Ajo ka komentuar lojën e Donaldit, teksa është shprehur se Donaldi brenda shtëpisë i ka përdorur të gjithë miqtë dhe është i etur për sukses.

“Është shtrydhur më shumë se sa duhet sepse ka bërë të gjitha në këtë program.

Të gjithë e kanë dashur suksesin nuk është i vetmi. Rrugës e ka marr protagonizmin pa meritë. Donaldi ka patur super strategji dhe miqë të i ka përdorur që të gjithë, sepse është i etur për sukses.”-tha Arjola.

Burimi: Gazeta Shqip