“Djalin e kemi shumë të mirë”/ Ndodh takimi i shumëpritur mes Dj Dagz dhe vëllait të Einxhel

Fan Club – Në studion e madhe të “Big Brother VIP” ka ndodhur takimi i shumëpritur i Dj Dagz me vëllain e partneres së tij, Einxhel Shkira. Që të dy ishin të pranishëm mbrëmë në emisionin “Fan Club” për të mbështetur moderatoren e njohur.

Ndërsa për takimin, shkak u bë këngëtarja e njohur, Big Mama, e cila e qeshur dhe me energjinë e saj, ka arritur t’i bëjë të dy bashkë, teksa shprehet për Dagz-in: “Djalin e kemi shumë të mirë”.

Nga ana tjetër kujtojmë se historia e ish-banorit dhe Einxhel ka nisur brenda në shtëpinë më të famshme në Shqipëri. Dyshja përveç bisedave që kishin për vazhdimësinë e programit, marrëdhënien e tyre ata kaluan edhe momente intime së bashku.

Duket se edhe kur të takohen jashtë marrëdhënia e tyre ka për të vajtur po aq mirë sa brenda shtëpisë.

Tashmë zyrtarisht finalistë janë aktori Donald Veshaj, balerini Ilir Shaqiri, modelja Beniada Nishani dhe moderatorja Einxhel Shkira.

Burimi: Gazeta Shqip