Butrint Imeri goditet me shishe në kokë gjatë koncertit

Butrint Imeri është një nga këngëtarët më të dashur shqiptarë. Ai numëron dhjetëra hite dhe këngët e tij na shoqërojnë kudo. Si një artist shumë i kërkuar, Butrinti është plot me koncerte e së fundmi ka mbajtur një në New York.

Por duket se nuk ka shkuar edhe aq mirë pasi gjatë performancës së tij është përballur me një situatë të pakëndshme. Në një video të publikuar në rrjetet sociale, shihet se teksa po performonte, këngëtarin e gjuajnë me shishe në kokë.

Në pamjet shihet momenti që Imeri fërkon kokën, ndërkohë që më pas doli që nuk ishte asnjë serioze dhe ai është në rregull.