Balina Bodinaku i përgjigjet Beatrix: Absurde! Përbaltet imazhi im, është komunikim personal dhe s’ka lidhje me produksionin

Ka reaguar mbrëmjen e sotme opinionistja e Big Brother VIP, Balina Bodinaku.

Nëpërmjet një statusi në InstaStory, Balina i është kundërpërgjigjur Beatrix Ramosajt.

Kujtojmë se këngëtarja pretendonte se Balina i kishte cënuar privatësinë dhe ekzistonte mundësia që ta ndiqte çështjen në rrugë ligjore.

Në kuadër të kësaj, në postimin e bërë në rrjetet sociale, Balina pretendon se është kjo e fundit të cilës i është cënuar privatësia, teksa tregon se kjo është një bisedë e bërë në instagramin e saj.

Ndërkohë që e konsideron përbaltje të gjithë këtë reagim në rrjet, Balina sqaron se kjo gjë nuk ka lidhje me produksionin por është vetëm komunikim personal.

Burimi: Gazeta Shqip