Sot Rama takon Blinken në ShBA

Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama dhe sekretari amerikan i Shtetit Antony Blinken do takohen sot në Uashington.

Ky takim vjen në një moment kur Shqipëria është bërë pjesë e Këshillit të Sigurimit dhe me ndihmën e SHBA ka marrë një rol të rëndësishëm në këtë këshill të Kombeve të Bashkuara.

Takimi me Blinken është me rëndësi të veçantë, pasi ndodh një kohë kur Shqipëria është zgjedhur gati 10 ditë më parë nga SHBA si vendi pendë mbajtës në çështjen e Ukrainës ku ka të drejtë të iniciojë diskutime për çështjen e Ukrainës.

Kujtojmë se Shqipëria kremtoi anëtarësinë dy vjeçare si anëtare jo e përhershme e këshillit të Sigurimit në Kombet e Bashkuara.

Pas kësaj, kryeministri Rama dhe ministrja Olta Xhaçka patën një takim formal me sekretarin e Përgjithshëm të OKB Antonio Gutierres, ku diskutuan sigurisht edhe për Ukrainën.