Edi tregon pse u largua nga “Për’puthen”: Ja cila vajzë më pëqen vërtet

Eduard Kuçi është një ndër djemtë më simpatik të emisionit të dashurisë “Për’puthen”, i cili mori vëmendjen e publikut që në daljen e parë.

Vajzën e ëndrrave kërkoi që ta gjente në një program televiziv, por gjërat nuk shkuan siç ai i parashikoi edhe pse kishte një rikthim në atë emision.

Në një intervistë për D-Night në RTV Ora, ish-konkurrenti tregon pse la emisionin:

Dajana: U bërë pjesë e Për’puthen dy herë dhe më pas u largove. Çfarë ndodhi realisht? Nuk pate një kimi me vajzat apo ishin skenare të cilave ti nuk i përuleshe dot se e ke krenarinë më të madhe nga ajo që t’u ofrua?

Eduard: Kur jam futur për herë të parë dhe kam dalë më pas kishte disa probleme. Edhe pse dihen arsyet e daljes time, unë dua të them se kësaj radhe dola se e ndjeja veten më mirë jashtë. Aty brenda më ka pëlqyer vetëm një vajzë dhe doja të njihesha më shumë me të. Ndodhi çfarë ndodhi dhe dolëm të dy së bashku.

Dajana: Cila është vajza? Mund t’ia themi emrin?

Eduard: Po është Ana Lleshi dhe kisha dëshirë që të vazhdoja takimet me të.

Dajana: Sa i vërtetë ke qenë tek ai program?

Eduard: Ata që më njohin e dinë shumë mirë se i njejti jam si në program si jashtë tij. Nuk kam nevojë të ndryshoj për asgjë. Jam i drejtpërdrejtë dhe çdo gjë që e kam e them direkt përballë.

D-Night një program nga Dajana Shabani nga e hëna në të enjte live në Rtv Ora 23:00-00:00

Për më shumë klikoni në linkun më poshtë: