Nga njëra anë fitime miliardash, nga ana tjetër miliona njerëz pa qasje tek vaksinat. Sa të pasura i ka bërë pandemia koncernet farmaceutike? Verifikim faktesh nga DW.
Pretendimi I: Industria farmaceutike shënon fitime rekord
Nën Hashtagun #pfizergate qarkullojnë në rrjetet sociale pretendime të panumërta, sipas të cilave, pandemia e Coronës është kthyer në minierë ari për industrinë farmaceutike. “Mania për vaksinim” është kthye në “kremastar të lobit të farmaceutikës” shkruan një person në twitter. Kurse kreu i Shoqatës Botërore të Mjekëve, Frank-Ulrich Montgomery, kritikon në një intervistë me SWR “fitimet e pandershme të prodhuesve të vaksinës”.
Verifikimi nga DW: jo i plotë
Po, fitimet e BioNTech dhe Pfizerjanë rritur jashtëzakonisht shumë dy vitet e fundit. Xhiroja e fitimit të firmës farmaceutike nga Mainzi u rrit nga një gjysmë miliardë euro në vitin 2020 në 17 miliardë euro në vitin 2021. Vlera e aksioneve të BioNTech u rrit nga 11 euro në tetor 2019 në 153 euro (gjendje e datës 04.02.2022). Kurse koncerni Pfizer e ka rritur bilancin e fitimit si koncern në vitin 2021 krahasuar me një vit më parë me 95%. Xhiroja arrinte shifrën e 81 miliardë dollarëve, prej tyre, sipas prognozës vetëm 36 miliardë dollarë lidheshin me vaksinën kundër COVID-19, Corminaty, të cilin ky koncern e zhvilloi së bashku me BioNTech. Nën hijen e këtyre dy koncerneve, edhe koncerni zviceran, Roche si prodhues i testeve PCR dhe atyre të antigjenit ka përfituar po ashtu shumë nga pandemia. Xhiroja e këtij koncerni u rrit në vitin 2021 me 9%, fitimi kapi 59 miliardë dollarë.
Por nuk duhet harruar: industria farmaceutike që prej 20 vitesh ndodhet në ekspansion. Sipas “Statista” xhiroja botërore nga shitja e medikamenteve në periudhën 2001 deri në 2020 është rritur nga 390 miliardë dollarë në 1,27 bilionë dollarë amerikanë.
Firma e konsultimit. Ernst & Young (EY) e shikon rritjen e xhiros vjetore të sipërmarrjeve farmaceutike në kohën e pandemisë si një fenomen të përkohshëm. “Në vitin 2021 xhiroja me 5 vaksinat më të rëndësishme kapte shifrën e 57 miliardë dollarëve, projektimi për vitin 2026 parashikon vetëm 15 miliardë dollarë amerikanë”, shpjegon analisti Alexander Nuyken për DW.
Për krahasim: Me 5 ilaçet kryesore kundër kancerit sipas EY në vitin 2021 u arrit një fitim me afër 40 miliardë dollarë. Për vitin 2026 prognoza e kësaj firme konsultuese parathotë një fitim prej 68 miliardë dollarë.
Pretendimi II: Sigurimi publik i vaksinave u siguron prodhuesve fitime të mëdha
Medikamente, doza vaksine, teste të shpejta – për shkak të porositjeve masive tek firmat farmaceutike kritikët akuzojnë qeveritë e vendeve të ndustrializuara se po i sigurojnë këtij sektori fitime të jashtëzakonshme me para publike. Këtë model biznesi, Aaron Siri nga studioja ligjore e New Yorkut, Siri & Glimstad e quan në Twitter si të “çmendur”. “Qeveria amerikane i jep Pfizer dhe Moderna miliarda, u jep imunitet në rast dëmesh ose nëse (mjetet) nuk veprojnë dhe lëvdon pa kosto produktet e tyre.
Verifikimi nga DW: E saktë
Fakt është që pandemia po u kushton shumë para taksapaguesve. Ka pasur dhe ke ende porositje masive tek koncernet farmaceutuike, sidomos tek prodhuesit e vaksinave. Kështu në Gjermani deri në 16 dhjetor 2021 janë porositur nga federata 554 milionë doza vaksine në vlerë 4 miliardë euro. Për testet e Coronës sipas të dhënave të Zyrës Federale për Sigurinë Sociale janë shpenzuar 7,58 miliardë euro. (gjendja e 17.01.2022.) Krahas kësaj Gjermania investoi ,5 miliardë dollarë në zhvillimin e vaksinave të Coronës, nga të cilat përfituan kryesisht sipërmarrje private.
Për krahasim: miliardave në euro të parave publike për sigurimin e vaksinave, diagnostikimit dhe studimeve u vihen përballë rreth 170 miliardë dollarë ndihma për Coronën. Me këtë shumë qeveria gjermane ndihmoi në vitin 2022 sipërmarrjet, të vetëpunësuarit, të punësuarit që nga fillimi i pandemisë së Coronës. Sipas të dhënave spitalet u kompensuan për humbje të ardhurash apo shtimin e shtretërve të intensivit me 17 miliardë euro: (Gjendja e 01.02.2022).
Pretendimi: Koncernet farmaceutike refuzojnë të japin patentat
Nën Hashtagun #VaccineApartheid tematizohet qasja në vaksinën kundër COVID-19. Organizata joqeveritare britanike “Global Justice Now” llogarit se xhiroja me vaksinën Corminaty në 2021-n është 7 herë më e lartë se vlera që të gjitha qeveritë e vendeve me të ardhura të ulta kanë shpenzuar për sektorin e shëndetësisë. Së bashku me Organizatën Botërore të Shëndetësisë organizatat humanitare kërkojnë dhënien e patentave për vaksinat e Coronës.
Verifikimi nga DW: i paplotë
Deri tani kjo kërkesë është zbatuar nga pak sipërmarrje. Pfizer dhe BioNTech nuk bëjnë pjesë aty. Ato mjaftohen me dhurimin e dozave të vaksinës. Kurse firma britaniko-suedeze AstraZeneca e ofron vaksinën e saj Vaxzeveria me çmim të prodhimit dhe bashkë me shumë vende në zhvillim ka rënë në ujdi për dorëzimin vullnetar të vaksinës dhe transferimin pa kosto të teknologjisë. Moderna, koncerni amerikan, nuk e ka dorëzuar patentën për vaksinën e saj Spikevax, por ka vendosur të heqë dorë gjatë pandemisë nga marrja e tarifave të caktuara për to. Kurse tek medikamentet kundër COVID-it, Molnupiravir dhe Paxlovid, prodhuesit Merck dhe Pfizer kanë hequr dorë nga tarifat për licensën. Për këtë ka një ujdi të caktuar të Medicine Patent Pool të Kombeve të Bashkuara, që merret me negociimin e ujdive për liçencat e koncerneve farmaceutike.
Burimi: DW