BB VIP – Katër finalistët e “Big Brother VIP” po kalojnë javën e fundit brenda shtëpisë më të famshme në Shqipëri. Edhe pse janë në tension se kush do të jetë fituesi i çmimit të madh, ata po mundohen që ta kalojnë sa më qetë dhe në harmoni me njëri-tjetrin.
Së fundmi, Donaldi, Einxhel dhe Beniada po bisedonin në oborr rreth ditës së Shën Valentinit e me këtë rast moderatorja e njohur e këshilloi aktorin e humorit të bëjë ndonjë gjë për Beatrix Ramosaj, në mënyrë që të pajtohet.
Duket se atij nuk i ka pëlqyer që Trixës i ka mbetur hatri për një batutë dhe tha se nuk dëshiron të bëjë diçka e për më tepër është tip që nuk e feston këtë ditë.
Einxhel vazhdoi të këmbëngulte se do ishte e duhur të bënte diçka ndërsa Beniada ishte dakord me mendimin e Donaldit.
Biseda mes banorëve:
Einxhel: Keni akoma dhe një shans të fundit Shën Valentinin, mund ta rregulloni.
Beniada: Jo mos mendo Shën Valentinin se nuk na intereson tani, mos lejo kjo situata të prishi këtë javën këtu brenda.
Donaldi: Kjo gjëja të bëhet kaq e madhe dhe unë të bëj diçka për Shën Valentinin?! Unë s’jam tip Shën Valentini e para.
Einxhel: Po ndoshta pikërisht që s’je tip Shën Valentini mund të bësh diçka.
Donaldi: Jo, jo, nuk…
Beniada: Jam dakord.
Burimi: Gazeta Shqip