Donaldi bën urimin e pazakontë për Beatrixën në Ditën e të Dashuruarve

Beatrix Ramosaj dhe Donald Veshaj janë një nga çiftet më të komentuar të momentit në shoëbizin shqiptar.

Megjithëse duket se dyshja po kalojnë një krizë, aktori i humorit ka vendosur të bëjë një urim të pazakontë në ditën e të dashuruarve për këngëtaren.

Teksa po diskutonte me dy finalistet Einxhel Shkira dhe Beniada Nishani, aktori në fillim aktori refuzoi t’ia urojë Shën Valentinin të dashurës së tij, Beatrix Ramosajt. Gjithsesi pas këmbënguljes së dy banoreve, në fund të bisedës Donaldi vendosi të bëjë një urim.

‘’Gëzuar Triksa, meqë na e dhj*ve”, tha Donaldi duke se nuk ka dhuruar kurrë lule në jetën e tij. Pas kësaj ai i la një porosi edhe vëllait të tij binjak:

”Romeo merr një buqetë të madhe me lule dhe çoja Trixës, ajo ma dhj*u, por unë po bëj përjashtim meqë është Shën Valentin.”

Donaldi në fillim të bisedës la të kuptojmë se është mërzitur me të dashurën e tij.

Einxhel: Keni akoma dhe një shans të fundit Shën Valentinin, mund ta rregulloni.

Beniada: Jo mos mendo Shën Valentinin se nuk na intereson tani, mos lejo kjo situata të prishi këtë javën këtu brenda.

Donaldi: S’ka shanse të bëj diçka për Shën Valentinin. Kjo gjëja të bëhet kaq e madhe dhe unë të bëj diçka për Shën Valentinin?! Unë s’jam tip Shën Valentini e para.

Einxhel: Po ndoshta pikërisht që s’je tip Shën Valentini mund të bësh diçka.

Donaldi: Jo, jo, nuk…

Beniada: Jam dakord.