“Bëmë tre videoklipe dhe më dha vetëm 300 mijë lekë”, Tan Brama tregon emrin e këngëtares që s’e pagoi

Tan Brama pas daljes nga Big Brother VIP në një emision televiziv tha se nëse do të kishte qenë që në fillim, do të mund të ishte më e mundur arritja deri në finale sepse në atë moment loja ishte shumë e fortë.

Ai tha se nuk priste që do kishte kaq shumë komente pozitive.

Të gjithë më thonë ‘pse nuk hyre më përpara’,po të kisha filluar që nga dita e parë do kisha arritur me Tanin e vërtetë, sepse jam i kalitur me durimin”, tha Tani.

Ndërkohë, i pyetur nëse ishte penduar që tha përpara dhjetëra kamerave se disa artistë nuk ishin treguar korrekt me të duke mos e paguar ai tha:

Disa artistë nuk më kanë paguar akoma. Kam qenë një staf kërcimtarësh aty, profesionist. Me pa Donaldi nga këmbët “ore shumë i bardhë je s’ke bërë plazh”, i thashë o vlla do të tregoj të vërtetën, kam punuar 3 muaj me një këngëtare që është vip-e, ditë për ditë duke punuar.

Duke thënë s’më pelqen kjo lëvizja, dhe vinte a ta ndërrojmë këtë, bëjmë 3 videoklipe dhe të vjen një zarf me 300 mijë lekë. Tha do rregullohemi në një spektakël që kam në nëntor, shikoj aty dhe kishte marrë një tjetër, kjo nuk mu duk e pastër”.

Teksa moderatori insistoi të mësonte më shumë për artisten, Tani pranon që artistja që nuk e ka paguar ishte Arilena Ara.

“Sigurisht Arilena”, pohoi ai.