Arjan Konomi ironizon Donaldin, komenton për herë të parë marrëdhënien me Bora Zemanin

Opinionisti Arjan Konomi ka reaguar për herë të parë për marrëdhënien e Bora Zemanit me Donald Veshajt.

Gjatë një videoje ‘live’, opinionisti i “Për’puthen” tha se beson që nuk e shikonte Borën me një djalë si Donaldi, ndërkohë që sipas tij, kjo e fundit nuk ka humbur asgjë nga ndarja me aktorin e humorit.

Ai theksoi se veprimi i Donaldit tregoi mungesë pjekurie dhe burrërie, duke ironizuar kështu dhe preferencën e tij për filmin “Spiderman”.

Nuk jam dot ndonjë mendim të saktë për këtë gjë sepse nuk e kam njohur mirë marrëdhënien e tyre. Unë me Borën kemi miqësi shumë të mirë, shkojmë në mënyrë të shkëlqyer, merremi vesh shumë mirë. Unë jam me fat që e kam atë kolege dhe besoj se për sa kohë do të jemi bashkë do të shkojmë shumë mirë.

Por nga ana personale nuk është se flasim shumë. Me thënë të drejtën nuk e kam takuar asnjëherë Donaldin, edhe kur ishte me Borën dhe një nga arsyet është që unë nuk e kam patur qejf atë. Jo se kam gjë për atë si djalë, është djal i mirë por nuk e shikoja dot Borën me atë. Nuk është se Bora në atë situatë humbi diçka, pavarësisht se ishte në mënyrë jo të bukur dhe aspak elegante dhe të lëndosh një njeri në mënyrë të atillë aq më tepër publikisht nuk tregon as pjekuri, as burrëri. Vazhdojmë luajmë me ‘Spiderman’”, ka thënë Arjani.