Beniada është konsideruar si një nga personazhet më pozitive të këtij edicioni të Big Brother VIP.
Shpesh herë, ajo ngatërron fjalët për shkak se është rritur dhe ka zhvilluar karrierën e saj në Itali. Megjithatë këto momente kanë shkaktuar mjaft të qeshura.
Një prej tyre është edhe “profumi” nga kënga e Sinan Hoxhës që është bërë virale në rrjet. Bazuar në këtë këngë, Donaldi i ka sugjeruar Beniadës që të hapë një biznes teksa Einxhel i sugjeronte edhe emrin që duhet të zgjidhte.
Donald: Kam një super ide biznesi për ty. Pse nuk hap një dyqan parfumesh ti? Do bësh kërdinë. Edhe kot të jetë, do ta blejnë njerëzit, më beso.
Einxhel: Pse nuk bën parfum të vetin? Pale ta ketë në Shijak me dajë Pashukun.
Beniada: Do ta bëj.
Einxhel: Quaje porfumi i Benit.
Donald: Futi dhe një set kremrash dajë Pashuku.