Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme të Shqipërisë i kërkon qytetarëve shqiptarë që jetojnë në Ukrainë të largohen sa më parë nga ky shtet.
Në njoftimin e saj, Ministria e Jashtme ka publikuar për qytetarët shqiptarë që ndodhen në Ukrainë dy numra telefoni ku mund të kontaktojnë për asistencë.
Ata gjithashtu ftohen që të informohen përmes kanaleve të komunikimit të Ministrisë për Evropën dhe Punët e Jashtme.
Grupi i xhirimit i televizionit Top Channel, i cili prej disa ditësh ka raportuar nga Ukraina për situatën atje, largohet me avion drejt Stambollit në orën 15:00.
NJOFTIMI
Duke marrë parasysh rrezikun e besueshëm të përshkallëzimit të situatës, MEPJ këshillon të mos udhëtohet drejt Ukrainës.
Gjithashtu, Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme i bën thirrje shtetasve shqiptarë që të largohen nga Ukraina sa më parë.
Qytetarët e Republikës së Shqipërisë që ndodhen në Ukrainë mund të kontaktojnë për asistencë në numrat: +48 22 824 14 27; +48 501 194 910;
ose në adresat e emailit:
[email protected]; embassy.ëarsaë@mfa.gov.al
️ Qytetarët shqiptarë ftohen që të informohen përmes kanaleve të komunikimit të Ministrisë për Evropën dhe Punët e Jashtme.