Mikela deklarohet për Erionin, ai reagon çuditshëm

Mikela kishte vendosur të deklarohej vetëm për Erionin sonte në “Për’puthen Prime”.

Konkurrentja kishte diskutuar me Erionin para se të niste emisioni dhe ky i fundit, i gjendur në befasi u largua.

Programi nisi pa konkurrentit, por më pas ai hyri në studio dhe diskutoi me Mikelën, e cila i tha se do të njohë vetëm atë dhe nëse nuk funksionon, do të dalë vetëm nga “Për’puthen”.

Erioni: Momenti që ti deklarohesh për mu rrugëtimi im ndryshon, unë ndjej një farë obligimi. kisha menduar që do largohesha nga programi.

Mikela: nuk kam pse gënjej veten, nëse nuk i ke nuk i ke, nuk jam e dashuruar por kam ndjesi për ty

Erioni: Nuk ke pse.

Mikela: Të deklarohesh për dikë nuk mendoj se është e gabuar.

Erioni: Zgjedhja jote nuk është gabim, pro i kuptoj edhe arsyet e tua.

Mikela: Bora po dridhem.