Beatrix largohet nga Shqipëria? Asnjë reagim për situatën me Donaldin

Komenti i Salsano Rrapit dhe Ermal Mamaqit, shoqëruar nga qeshjet e banorëve kur u përmend emri i Bora Zemanit gjatë darkës në “BBV” kanë mërzitur Beatriksën.

Këngëtarja vendosi të mos ishte e pranishme mbrëmë në emision, duke refuzuar edhe darkën që do të konsumonte brenda shtëpisë me Donaldin e banorët e tjerë.

Ky i fundit u mërzit nga mungesa e Trixës dhe nuk e shijoi sa të tjerët darkën me ish-banorët, ndërsa burime për “Express” tregojnë se këngëtarja i ka hipur avionit dhe është larguar fare për disa ditë nga Shqipëria.

Ndaj edhe Dj Dagz gjatë emisionit, kur Trixës i sugjeruan të vinte me Taxi u shpreh se për të qenë e pranishme, ajo duhet të merrte avion dhe jo Taxi.

Nga ana tjetër, Beatrix s’ka bërë asnjë reagim duke mos treguar personalisht as me kë është mërzitur dhe as se ku ndodhet.

Anxhelina ishte ajo që reagoi me një koment në postimin e Ermal Mamaqit, teksa tregoi se kushërira e saj ishte mërzitur me Salsanon.

Ermal sepse sic e the dhe vet jemi miq, dhe ta siguroj nuk eshte prek nga permendja e personave te tret( sepse Trixes i jan fut parashuta me te tilla provokime dhe nuk ka reaguar, sepse nuk i intereson) Por eshte prekur nga batuta palidhje e Zotri Salsanos( per vrasje e therje) dhe te qeshurat histerike te banoreve qe ajo i konsideronte shume te afert. Ti e fillove po u perkeqesua nga te tjeret qe qeshin akoma me humor te 95′ Kaq! Trixa ka te drejten e te gjith botes te merzitet e te mari cfare vendimi te doje sepse boll ka duruar!”, ka shkruar Anxhelina.