Patentat shqiptare njihen në Gjermani

Patenta shqiptare tashmë do të njihet edhe në Gjermani.

Kryeministri Edi Rama postoi një video në rrjetet sociale, ku Këshilli Federal gjatë seancës plenare votoi pro njohjes.

“Më në fund, pas ratifikimit në parlamentet e landeve, Bundesrati gjerman votoi para pak minutash njohjen e lejeve shqiptare të drejtimit.
Kjo njohje, e cila deri para disa vitesh as që mund të mendohej, certifikon de facto transformimin rrënjësor të autoritetit shqiptar të transportit, nga një rrumpallë totale në një sistem standartesh europiane, të konfirmuara prej misioneve të rrepta të inspektimit të qeverisë gjermane.
Kjo është një përgjigje edhe për disa që kur komentojnë postimet mbi transformimet e godinave të DPSHTRR nëpër Shqipëri, shkruajnë se ne merremi vetëm me fasada”, shkruan Rama.

Çështja e njohjes së patentave për emigrantët rezidentë në Gjermani kishte shkuar deri në tryezën e ish-kancelares Angela Merkel.