BB VIP – Banorët e “Big Brother VIP” kanë mirëpritur mbrëmë të ftuarit e radhës, të cilët ishin miqtë e tyre që janë të njohur edhe për publikun shqiptar.
Për të surprizuar Donald Veshaj ishte aktori i mirënjohur, Agron Llakaj, për të cilin ai ka folur shumë brenda shtëpisë më të famshme në Shqipëri. Donaldi në çdo moment ka treguar se si Agroni e ka ndihmuar atë që të jetë ky që është sot.
Teksa të dy po qëndronin vetëm në oborr, kanë shfrytëzuar kohën të flasin pak me njëri-tjetrin.
“Është presion i madh psikologjik dhe emocional. Ke humbur 8 kile dhe nuk janë asgjë sepse ato i rimerr shumë shpejt, por ajo që është më e rëndësishme është fakti ti të vlerësosh lirinë pasi të dalësh nga këtu. Duhet të ndjesh dhe ta shijosh lirinë si në jetë ashtu edhe në karrierë edhe në art”, tha Llakaj.
Nga ana tjetër, Donaldi nuk harronte në asnjë moment të shprehte sesa e kishte marrë malli për këshillat dhe bisedat e gjata me mikun e tij Agron Llakaj.
Burimi: Gazeta Shqip