Në një moment, Ermal Mamaqi thotë se do ta bënte Borën pjesë të serialit të tij “HOT” bashkë me Ilir Shaqirin.
Donaldi u ndje paksa në siklet, ndërsa i tha aktorit që ta paguante mirë, pasi ta merrte në punë.
Por ky moment u kalua me të qeshura më pas. Në atë moment Ermali u thirr nga produksioni në dhomën e rrëfimit dhe u rikthye për t’u përshëndetur me ta.
Për shkak se përmendi emrin e Borës dhe projektet jashtë ai u largua para afatit të caktuar për zgjatjen e vizitës.
Kujtojmë se Bora Zemani, Dobnald Veshaj dhe Beatrix Ramosaj u kthyen në qendrën e diskutimeve në shtëpinë më të famshme të Shqipëri dhe jashtë saj, pas trekëndëshit të krijuar të dashurisë.
Pas ndarjes nga Bora, Donaldi tashmë është në një lidhje me Beatrixën, e cila e pret jashtë.